O sa mirė me qenė shqiptar!
Njoftime  |  Kush jemi ne?  |  Anetaret  |  Eja edhe ti!  |  Pagesa  |  Foto  |  Sporti dhe Kombėtarja  |  Dyqani  |  Forumi  |  Kontakti
Tifozat Kuq e Zi
Këngët «
Kush jemi ne? «
Anetaret «
Eja edhe ti! «
Kontakti «
English «
Seksionet tjera
Vegėza «
Foto «
Forumi «
 
« Mars 2010 »
H M M E P S D
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031
 
Emri:

Fjalėkalimi:


Mbaje nė mend
36 vizitore online

Anetaresimet

Nr. i anetareve: 154

Tė fundit:
Ermal Isaku
(Durės)
Ivi Farka
(Tiranė)
Enkelejd Braho
(Tiranė)


Flamuri gjigant

Video e shpalosjes
flamurit gjigant
nė ndeshjen e
9 shkurtit 2005.



Falėnderime

Falėnderojmė pėr ndihmėn e tyre tė sinqertė:

Besim Dina
oxygenshow.com


American School of Kosova
askosova.org

Produkt 28
produkt-28.com



Sport: lajmet e fundit


Dyqani Online

Vizito dyqanin online pėr tė porositur artikujt tonė. Zbritja pėr anetaret ėshtė ~ 20%.



Kombėtarja

Tabela e Grupit D kualifikues pėr Kampionatin Europian 2012. Rezultatet gjenden te seksioni i ndeshjeve.
Ekipi Nd Gol Pk
1. Shqipėria 0 0:0 0
2. Franca 0 0:0 0
3. Rumania 0 0:0 0
4. Bosnja 0 0:0 0
5. Bjellorusia 0 0:0 0
6. Luksemburgu 0 0:0 0


Eja edhe ti!

Anėtarėsohu nė qytetin tėnd, lexo pse tė na bashkangjitesh dhe ku shkojnė tė hollat tona.



Nga galeria jonė


 

Sporti shqiptar: Lajmet e fundit
--> Vizito seksionin Skuadra e Kombėtares
--> Vizito seksionin Ndeshjet dhe Renditja



 Futboll: Duka zgjidhet pėr tė tretėn herė nė krye tė FSHF-sė


BalkanWeb (09.03.2010) - Armand Duka ėshtė zgjedhur pėr herė tė tretė nė krye tė Federatės Shqiptare tė Futbollit, nė Asamblenė qė u zhvillua nė Durrės. Duka mori 49 vota nga 65 tė mundshme, duke shmangur kėshtu balotazhin. Ndėrkohė dy kandidatėt e tjerė Vata e Halili pranuan se zgjedhjet ishin tė pastra, ndėrsa zėvendės presidenti i FIFA-s dhe UEFA-s, i quajti ato zgjedhje model.


 Futboll: Asambleja Zgjedhore; futbolli shqiptar mes zgjedhjeve dhe zgjidhjeve


Sporti Shqiptar (08.03.2010) - Mbledhjet e Asambleve, si nė tė gjitha shoqatat, edhe nė shoqatat sportive, shėnojnė njė kulmim tė jetės dhe veprimtarisė sė tyre. Kjo pėr faktin se kėto forume (asambletė), gėzojnė dhe ushtrojnė “pushtete” tė tilla qė kanė rėndėsi pėrcaktuese pėr sa i pėrket cilėsisė sė organizimit dhe tė funksionimit tė tyre. Cilėsia e politikave qė hartohen dhe miratohen nė/nga kėto forume, ėshtė me ndikime tė drejtpėrdrejta nė rritjen dhe zhvillimin e suksesshėm tė shoqatės. Edhe asambleja e FSHF-sė, qė ėshtė nė prag, me tė drejtė percillet nė opinionin sportiv, por jo vetėm, si njė kulmim i aktivitetit saj. Ndjeshmėria e lartė publike qė krijon mbledhja e asamblesė sė FSHF-sė ėshtė e motivuar nė disa arsye: sė pari mendoj se ėshtė fakti qė kjo asamble, kėsaj radhe nuk ėshtė rutinė, por zgjedhore, dhe sė dyti, se ajo ėshtė asamble e futbollit, marrėdhėniet e tė cilit me publikun janė tė forta, deri dhe shpirtėrore. Njė tjetėr motiv i kėsaj ndjeshmėrie, qė gjithashtu e vlerėsoj shumė tė rėndėsishėm, ėshtė pritshmėria e lartė qė ka komuniteti sportiv dhe e gjithė shoqėria, pėr politikat dhe/ose programet qė do tė marrin miratimin e kėsaj asambleje. Krahas shumė argumenteve dhe pikėpamjeve qė shoqėrojnė pritshmėritė e asamblesė sė FSHF‑sė, unė do tė nėnvizoja mendimin qė, mbledhja e kėtij forumi, ėshtė njė mundėsi apo tregues i mirė nė shfaqjen dhe nė demonstrimin e pjekurisė nė organizimin dhe nė funksionimin e saj. Kjo, sepse asambletė e mėparshme janė shoqėruar me dyshime tė forta, ndėr tė tjera, nė aspektin mė tė rėndėsishėm tė saj, nė legjitimitetin e saj. Legjitimiteti ėshtė shtrati i cilėsisė sė dėshiruar. Vėnia nė diskutime tė pafundme e kėtij aspekti (legjitimitetit), na konfirmon qė kemi shumė punė dhe rrugė pėr tė arritur federatat simotra nė Europė. Pėr tė arritur cilėsinė e federatave europiane, mund tė kemi shumė kufizime, tė cilat mund tė mos jenė nė dorėn dhe nė mundėsitė tona, por prodhimin e “legjitimitetit” nuk mund dhe nuk duhet tė lejojmė qė tė na e kushtėzojė askush. Asambleistėt e kanė pėr detyrė, nėnvizoj detyrė, ta garantojnė atė. Tė gjithė aktorėt, protagonistė dhe jo tė kėsaj asambleje, duhet tė jenė sinergjikė nė kėtė investim, qė nuk ėshtė gjė tjetėr, por thjesht investim dhe demonstrim vullneti, dashurie dhe respekti pėr futbollin. Jam i sigurtė qė kėto ndjenja nuk i mungojnė komunitetit tonė tė futbollit, pėrkundrazi. (Lexo artikullin e plotė...)


 Futboll: Asambleja e futbollit, apo e frikės nga dhuna?!


Sporti Shqiptar (07.03.2010) - Disa specialistė tė dhunės kanė shpresė se me tė mbaruar Asambleja, ku njerėzit e futbollit do tė ndajnė postet, shpirti bashkė me lojėn do tė qetėsohet. Tė krijohet ideja se tė nesėrmen e mbledhjes sė famshme, njerėzit e futbollit do t'i kėrkojnė falje njėri tjetrit pėr mėkatet dhe puthjet do tė krijojnė njė "Shėn Valentin" tė futbollit. Kjo do tė tregojė se dimė ta menaxhojmė dhunėn dhe jo siē thonė disa, se "dhuna do tė na komandojė deri nė fund tė kampionatit". Por nėse kjo Asambleja na qenka "molla e sherrit", pėrse u dashka bėrė nė mes tė kampionatit? Ndoshta ngaqė, kur loja ėshtė nė mes, edhe trafiku i votave ka njė vlerė tjetėr. Dhe ēfarė trafiku? Nė kėto momente mezi dallohen njerėzit e politikės nga ata tė futbollit, aq sa tė duken krytarėt e bashkisė si shefa klubesh dhe njerėzit e vėrtetė tė futbollit si argatė tė fushave. Imagjinoni sikur kėto kohė tė ishin pėrgjuar telefonatat dhe pazaret qė janė bėrė nė emėr tė votės, do tė kuptonim edhe mė mirė, pse stadiumet janė bosh dhe si ndodh qė pėr "stadiumin" e prapaskenės nuk gjen dot bileta. Vetė Duka kėrkon mandatin e 3 tė, duke u bėrė njė shembull prepotent nė drejtimin e sportit, kurse anėtarėt e komitetit (doganierėt e futbollit), tė vjetėrit, do tė synojnė "pėrjetėsinė", kurse tė rinjtė lakmojnė tė futen nė senatin, ku dora allēinoset mė parė se tė ulen nė karrike. Afro 8 vjet mė parė, ish sekretari i FSHF sė, Sulejman Starova ka pagėzuar fitoren e zotit Duka me kėto fjalė tė "bekuara": "Tani futbolli me tė vėrtetė shpėtoi, sepse nė krye erdhėn biznesmenėt!" Me niavitet futbolli, Starova kishte shpresuar se mė nė fund u gjet njė rracė tjetėr, tepėr e pasur, qė do tė sillte para nga shtėpia dhe nuk do ta preknin arkėn e futbollit. Kjo ėshtė njė nga pėrrallat qė na pėlqen aq shumė, sa gjumi nuk na zė po tė mos e dėgjojmė pėrsėri. Tani, ndryshe nga 8 vjet mė parė, Sulejmani tregon me gisht si fajtorin e madh tė futbollit... vetėm presidentin Duka. Ėshtė dashuruar aq shumė me idenė e largimit tė tij, sa ka harruar se donatori Halili, kandidatura qė ai mbėshtet si president, e ka hequr me ceremoni nga Tirana kampione, jo mė zhgėnjyeshėm se sa Duka nga federata. Por njerėzit e futbollit, sa herė qė afrojnė zgjedhjet, nuk kanė kujtesė. Vota i verbon aq shumė, sa njerėzit e thjeshtė thonė me ironi se "Veriu pėrmbytet me ujė, kurse futbolli pėrmbytet me para". Dikur futbolli ka qenė sporti i golave, ndėrsa tani golat spektakolarė nuk bėhen nė fushė, por nė Asamble. Atje ku bėhet aq gurgule, sa gėnjehesh se futbolli me kollare ėshtė mė i bukur dhe mė i dhunshėm se futbolli me uniforma. Le tė pranojmė, me naivitetin qė e prodhon futbolli, se 9 marsi do tė jetė njė "festė" dhe jo "turpi i radhės". Por cili na garanton se kampionati nė vazhdim nuk do tė jetė mė i frikshėm!?


 Futboll: Halili e Vata, aleancė nė raundin e dytė


Panorama (05.03.2010) - Me shumė gjasa Refik Halili dhe Rudi Vata do tė futen qė tė dy nė garė pėr kreun e ri tė Federatės Shqiptare tė Futbollit kundėr Armand Dukės. Pakti mes tyre ekziston, por kjo vetėm pasi tė bėhet votimi i parė pėr president, pasi sipas tyre asnjėri nga tė tre kandidatėt nuk do tė ketė mundėsi tė marrė kuorumin e nevojshėm pėr t'u shpallur menjėherė president, ēka do tė thotė se do tė nevojitej njė tjetėr raund. Pėrsa mė sipėr citohet edhe nė nenin 29 tė statutit tė FSHF-sė ku thuhet qartazi mėnyra e zgjedhjes sė presidentit tė FSHF-sė. Dy aleatėt e bashkuar nga dje edhe nė "Lėvizjen pėr zhvillimin e futbollit shqiptar" pretendojnė qė pikėrisht nė raundin e dytė tė mund tė ndihmojnė njėri-tjetrin pėr tė mundur presidentin aktual Armand Duka. Ky i fundit ėshtė favoriti kryesor por sipas Halilit dhe Vatės ai nuk do tė mund tė arrijė tė marrė pėrqindjen mė tė madhe tė votave qė nė raundin e parė, ēka do tė bėjė qė nė kėtė asamble tė zhvillohet edhe njė raund tjetėr votimi. Presupozohet kėtu pakti mes Halilit dhe Vatės, ku votat e njėrit kandidat do t’i kalojnė tjetrit pėr tė bėrė tė mundur akumulimin e 50+1 tė votave nė kėtė asamble zgjedhore.


 Futboll: Halili-Vata sė bashku: Ja shkeljet qė po paraprijnė Asamblenė


Sporti Shqiptar (05.03.2010) - E enjtja e datės 4 mars 2010 i ka vėnė krah pėr krah nė njė konferencė pėr shtyp dy kandidatėt pėr president tė FSHF-sė, Refik Halilin dhe Rudi Vatėn. Nė njė dalje tė pėrbashkėt para gazetarėve, dy rivalėt e Armand Dukės pėr kreun e futbollit shqiptar i kanė kėrkuar kėtij tė fundit rregulla tė barabarta gare. Njėkohėsisht kanė bėrė tė ditur njė skandal, sipas tyre, qė “Shoqata e Futbollit Amator”, e cila ka propozuar kandidatė pėr postet drejtuese tė FSHF-sė, por edhe ėshtė dominuar me tė drejtėn e 8 delegatėve me tė drejtė vote nė Asamblenė e 9 marsit, nuk figuron e regjistruar nė gjykatė, sipas legjislacionit pėrkatės nė fuqi. Cka e bėn kėtė shoqatė inekzistente pėr tė bėrė propozime dhe pėr tė patur 8 vota, aq sa zona ka nė tėrė Shqipėrinė. Pėrmes njė konfirmimi zyrtar tė bėrė nga Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Tiranė, pėrmes njė shkrese me numėr protokolli 883/2, datė 03.03.2010, kancelari i gjykatės nė fjalė, Ilir Sauli, konfirmon pikė pėr pikė si vijon: “Nė pėrgjigje tė shkresės suaj, datė 02.03.2010, ju sqarojmė se nga verifikimet e bėra nė regjistrat e Zyrės sė Rregjistrimit tė OJF-ve, momentalisht nuk figuron “Shoqata e Mjekėve Sportivė”, as “Shoqata e Futbollit Amator”, tė rregjistruara pranė kėsaj zyre.” (Lexo artikullin e plotė...)


 Futboll: Miqėsore, Shqipėri – Irlanda e Veriut 1-0


Albania-Sport (04.03.2010) - Shqipėria, falė njė kryevepre “samba” tė Ervin Skelės nga goditja e lirė, triumfoi 1-0 ndaj Irlandės sė Veriut nė “Qemal Stafa” nė miqėsoren e parė tė vitit 2010, ndėrkohė qė trajneri Josip Kuzhe, vendosi njė rekord personal me katėr ndeshje pa humbje nė po aq testime ndėrkombėtare. Njė fitore qė mban njė numėr simbolik tė plotė, pasi ishte e 50-ta pėr Shqipėrinė nė 238 ndeshje ndėrkombėtare, pėrfshirė dhe ato zyrtare. Pėr Shqipėrinė, qė ka arritur vetėm 2 fitore nė 9 pėrballje me irlandezoveriorėt, e dyta rresht pas asaj tė vitit 1997 (eliminatoret e Kampionatit Botėror 1998), ky ėshtė sinjal i mirė nė kuadėr tė fushatės kualifikuese tė Kampionatit Europian 2012. Gjithsesi, “djemtė e shumtė” tė Kuzhes (aktivizoi 17 lojtarė nė kėtė takim, pėrveē portierit Beqaj), dhuruan njė ndeshje me dy pamje, njė pjesė tė parė virtuoze me shumė raste dhe njė tė dytė tepėr tė lodhur, kjo dhe pėr shkak tė terrenit tė rėnduar tė impiantit ndėrkombėtar kryeqytetas. (Lexo artikullin e plotė...)


 Futboll: Kuzhe: Mund edhe ta thoni, kjo ėshtė Shqipėria ime


SportEkspres (04.03.2010) - Pas pėrfundimit tė ndeshjes sė djeshme, ka qenė njė prej njerėzve mė tė lumtur. Trajneri i Kombėtares, Josip Kuzhe, nė konferencėn pas ndeshjes ka folur pėr fitoren ndaj Irlandės sė Veriut dhe pėr vazhdimėsinė. “Kur kam ardhur unė, skuadra ka qenė nė mes tė edicionit. Ndėrsa tani ky ėshtė njė fillim i mbarė pėr mua dhe pėr skuadrėn”. … -Njė fitore ndaj Irlandės sė Veriut, por megjithėse synojmė tė sulmojmė, duket se mė shumė mbrohemi? -Pas eksperiencave nė disa ndeshje si pėr shembull ajo ndaj Suedisė ku synimi ishte tė mbroheshim mirė dhe mė pas tė fillonim ta sulmonim disi kundėrshtarin, mendoj se kjo taktikė rezultoi efikase. Nė miqėsoren e sotme(dje) ekipi arriti tė pėrshtatej shumė mirė qė nė 15 minutat e para tė ndeshjes. Skuadra fitoi siguri nė vetvete dhe luajtėm me pasime dhe kombinime. Jo vetėm qė ishim shumė mirė taktikisht, por edhe fizikisht, lojtarėt zhvilluan njė paraqitje shumė tė mirė. Rėnia nė pjesėn e dytė erdhi edhe pėr shkak tė terrenit tė rėnduar, por gjithsesi arritėm ta mbanim rezultatin duke rrezikuar edhe nė raste tė veēanta. Mendoj se zhvilluam njė ndeshje tė mirė dhe e merituam fitoren. -Dallku ka luajtur i improvizuar nė qendėr tė mbrojtjes. A do tė jetė edhe nė vazhdim nė kėtė rol? (Lexo artikullin e plotė...)


 Futboll: Mėrgim Mavraj, tri herė tradhti Shqipėrisė


Sporti Shqiptar (02.03.2010) - Njė tjetėr “Hamza Kastriot” i kombėtares kuqezi. Ky do tė ishte pėrkufizimi mė i saktė pėr Mėrgim Mavrajn, futbollistin gjerman me origjinė kosovare, qė luan nė radhėt e Bohumit nė Bundesligė. 23-vjeēari Mavraj ka befasuar pėr herė tė tretėn, duke mos pranuar tė luajė pėr kombėtaren shqiptare. Lajmi bėhet i ditur nga burime tė sigurta pranė trajnerit Josip Kuzhe, i cili ka mbetur i befasuar nga biseda e fundit qė ka pasur me futbollistin nė fjalė. Dy ditė mė parė, Mėrgim Mavraj, i cili ėshtė pėrfshirė nė listėn e kombėtares pėr miqėsoren me Irlandėn e Veriut, i ka telefonuar trajnerit Josip Kuzhe, duke i shpjeguar arsyet pse nuk mund t’i pėrgjigjet ftesės sė Shqipėrisė. “Do tė grumbullohem me kombėtaren e Gjermanisė.” Telefonata e Mavrajt ka shokuar jo vetėm kroatin, por tė gjithė drejtuesit e Federatės Shqipare tė Futbollit, qė kishin bėrė gjithēka pėr ta bindur tė vishte bluzėn kuqezi. (Lexo artikullin e plotė...)


 Futboll: Zgjedhjet e futbollit, ja kush voton dhe kush votohet


Shekulli (02.03.2010) - Mė nė fund, edhe pas aludimeve tė kandidatėve pėr mosshpallje zyrtare tė kandidatėve pėr president dhe anėtar Komiteti nė FSHF, kjo e fundit ka bėrė publike dje emrat e atyre qė do tė votohen, si dhe emrat e delegatėve qė zyrtarisht kanė tė drejtė vote. Komisioni i Verifikimit tė Asamblesė sė Zakonshme Zgjedhore tė FSHF-sė, pasi shqyrtoi tė gjithė dokumentacionin e vėnė nė dispozicion nga sekretariati i FSHF-sė, konstatoi se i gjithė dokumentacioni ėshtė i rregullt dhe nė pėrputhje me statutin e saj. Para pak ditėsh, rivali i Dukės, Halili paraqiti si problem faktin e mosbėrjes publike tė emrave qė do tė kenė tė drejtė vote nė Asamblenė e 9 marsit, nė njė kohė qė tashmė gjithēka ėshtė publike. Komisioni shpalli si kandidatura pėr President, Anėtarė tė Komitetit Ekzekutiv dhe delegatė me tė drejtė vote, personat si mė poshtė: Vendimet e Komitetit Ekzekutiv tė FSHF-sė Komiteti Ekzekutiv i FSHF-sė i mbledhur mė dt.27.02.2010, mori vendimet e mėposhtme: a. Miratoi Rendin e Ditės pėrfundimtare tė Asamblesė sė Zakonshme Zgjedhore tė Federatės Shqiptare tė Futbollit. Rendi i ditės ėshtė si mė poshtė: (Lexo artikullin e plotė...)


 Futboll: Kuzhe shpall listėn e kuqezinjve pėr miqėsoren me Irlandėn e Veriut


Sporti Shqiptar (25.02.2010) - Janė 21 lojtarė, tė cilėt kanė marrė ftesat respektive pėr ndeshjen e 3 marsit, e karakterit miqėsor, qė do tė luhet nė stadiumin kombėtar “Qemal Stafa”, mes Shqipėrisė dhe Irlandės sė Veriut. Tė gjithė emra tė njohur pėr tifozėt e kombėtares, me njė “hyrje” tė re, pikėrisht tė kosovarit tė Bokumit, Mėrgim Mavraj. Mesa duket lojtari nė fjalė, pas njė bisede qė ka pasur me trajnerin Kuzhe para pak kohėsh, ka vendosur tė bėhet pjesė e kombėtares sė Shqipėrisė, ndėrkohė qė pasaportėn shqiptare e ka nė xhep prej 2 vitesh. Rikthehet pas disa ndeshjesh mungesė, si rezultat i dėmtimit, kapiteni Altin Lala, qė, mesa duket, ndryshe nga c’kishte premtuar (do tė tėrhiqej nė fund tė eliminatoreve pėr Botėrorin 2010), do tė jetė pjesė e kombėtares edhe pėr eliminatoret e Euro 2012. Pas dėmtimit rikthehet edhe portieri Arian Beqaj, ndėrkohė qė mungon nė listė Saimir Ujkani, i dėmtuar. Nga kampionati shqiptar janė thirrur nga Kuzhe katėr lojtarė tė spikatur, konkretisht Emiliano Vila dhe Elis Bakaj tė Dinamos, Gjergji Muzaka dhe Andi Lila tė Tiranės. Ndeshja nė fjalė do tė jetė njė test pėrgatitor, nė kuadrin e eliminatoreve tė Euro 2012 pėr kuqezinjtė, tė cilėt bėjnė pjesė nė Grupin D, me Francėn, Bjellorusinė, Rumaninė, Bosnje Hercegovinėn dhe Luksemburgun. Eliminatore tė cilat Shqipėria i starton mė 4 shtator 2010, nė Bukuresht, ndaj Rumanisė. Sa i takon kundėrshtarit tė miqėsores sė 3 marsit, Shqipėria ėshtė ndeshur 8 herė me Irlandėn e Veriut gjatė gjithė historisė sė saj dhe ka marrė dy fitore, dy barazime dhe katėr humbje. 6 takime janė luajtur nė kuadėr tė eliminatoreve tė botėrorit, ndėrsa vetėm 2 pėr eliminatoret e europianit. Ballafaqimi i parė daton mė 07.05.1965 nė transfertė, i fituar thellė 4-1 nga irlandezo-veriorėt. Nė takimin e kthimit Shqipėria ka barazuar 1-1 me gol tė Medin Zhegės, Nė ndeshjen e fundit pėr botėrorin “Francė 1998”, e zhvilluar nė Zvicėr (pas ngjarjeve tė ’97 ndeshjet brenda luheshin nė fushėn asnjanėse), Shqipėria ka fituar 1-0 me gol tė Mahir Halilit. Ndeshjet Shqiperi-Irlande e Veriut 24.11.1965 Shqipėri-Irlandė e Veriut 1-1 (Boteror) 15.12.1982 Shqipėri-Irlandė e Veriut 0-0 (Europian) 27.04.1983 Irlandė e Veriut-Shqipėri 1-0 (Europian) 09.09.1992 Irlandė e Veriut-Shqipėri 3-0 (Boteror) 17.02.1993 Shqipėri-Irlandė e Veriut 1-2 (Boteror) 14.12.1996 Irlandė e Veriut-Shqipėri 2-0 (Boteror) 10.09.1997 Shqipėri-Irlandė e Veriut 1-0 (Boteror) Ja edhe lista e plotė e kuqezinjve anti-Irlandė e Veriut: (Lexo artikullin e plotė...)


 Skijim: Vankuver 2010: Tola - i 63-ti ne sllallom gjigant


tifozatkuqezi.com (23.02.2010) - Skiatori Erjon Tola, sportisti i vetėm shqiptar nė Lojėrat e 21-ta Olimpike Dimėrore qė po tė zhvillohen nė Vankuver tė Kanadasė, mori pjese sot (e marte) ne garat e sllallomit gjigant. Tola e perfundoi garen ne vendin e 63-te, me kohe totale nga dy leshimet prej 2:59:27 (i 69-ti ne leshimin e pare dhe i 65-ti ne te dytin), gjegjesisht 21 sekonda e 44 te qindtat me ngadale se fituesi i gares, zvicerani Carlo Janka. Medalen e argjendte ne sllallom gjigant e fitoi norvegjezi Kjetil Jansrud, kurse te bronzten bashkatdhetari i tij Aksel Lund Svindal. Erjoni do te paraqitet prape ne Lojerat Olimpike te shtunen, kur do te merr pjese ne garat e sllallomit.


 Futboll: Kombetarja - Grumbullimi nis te shtunen


AlbaniaSoccer (23.02.2010) - Ekipi kombetar shqiptar do te filloje diten e shtune grumbullimin ne prag te ndeshjes miqesore me Irlanden e Veriut. Pritet qe kete dite lojtaret e kampionatit kombetar te jene prezent nen urdhrat e kroatit Josip Kuzhe, ndersa legjionaret do te bashkohen me perfaqesuesen vetem ne diten e hene, pasi te perfundojne ndeshjet e fundjaves me skuadrat e tyre.





 
Copyright (c) 2003-2006 Tifozat Kuq e Zi